Sipas studimeve të kohëve të fundit është konstatuar se pijet energjike janë shumë të rrezikshme për shëndetin nëse nuk konsumohen në mënyrë të moderuar. Ja disa nga arsyet që e vërtetojnë këtë:
Stresi dhe nervozizmi: një nga arsyet pse nuk duhet të konsumoni pije energjike është sepse ato shkaktojnë rritje nervozizmi dhe stresi. Disa pije energjike kanë një përqindje shumë të lartë kafeine dhe kjo është shkaktare për stres kronik dhe takikardi.
Përqindje të lartë sheqeri: pavarësisht se ju merrni energji pas konsumimit të këtyre pijeve, energjia që merrni është artificiale. Sipas studimeve, një kanaçe pije energjike është e barabartë me 15 lugë sheqer. Kjo mund të shkaktojë hyperglicemi, sistem të dobët imunitar, inflamacion të stomakut, shtim në peshë dhe një sërë rrisqesh të tjera shëndetësore.
Ndryshime në humor: hulumtuesit tregojnë se njerëzit që pinë rregullisht pije energjike kanë nivel të ulët të serotoninës. Kjo substancë është quajtur si hormoni i lumturisë. Kur niveli i saj në gjak ulet mund të çojë në nervozizëm, ankth madje edhe depresion.
Pagjumësia: pijet energjike edhe pse mund t’ju japin energji për momentin, ato ju japin pagjumësi gjithashtu.
Për të hequr nga trupi efektet negative të këtyre pijeve energjike, ju duhet të pini shumë ujë dhe të hani ushqime të shëndetshme.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


