Studim shokues! Diabeti, shenjë paralajmëruese e kancerit?!

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta “Shëndet+”: Blertina Koka

Të qenët me diabet mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me kancer të pankreasit kanë treguar se janë diagnostikuar me diabet të tipit 2 një vit më parë.

Kjo sëmundje është shumë e vështirë të diagnostikohet në fazat e saj të para, duke qenë se simptomat janë shpesh të rralla. Shumica e zbulojnë atë kur është shumë vonë dhe nuk mund të shërohet.

Shkencëtarët shpresojnë që me diagnostikimin e diabetit të mund të përcaktojnë edhe rrezikun për zhvillimin e kancerit.

Një ekip me shkencëtarë nga e gjithë bota analizuan të dhënat mjekësore të gati 1 milion italianëve dhe belgëve që vuanin nga diabeti i tipit 2 dhe kishin zbuluar së fundmi se ishin prekur nga kanceri i pankreasit. Gati 50% e tyre ishin diagnostikuar me këtë sëmundje brenda vitit që kishin marrë vesh se vuanin nga diabeti.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se ata ishin 4 herë më të rrezikuar që të diagnostikoheshin me kancer në 3 muajt e para të trajtimit të diabetit.

Të dhënat mjekësore dhe llojet e ilaçeve që marrin për diabetin mund të shërbejnë për të zbuluar ata që janë në rrezik, thonë shkencëtarët nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit në Lion të Francës.

Rezultatet e këtij studimi u bënë të ditura gjatë Kongresit Evropian të Kancerit 2017, në Amsterdam.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër