Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Meshkujt që po planifikojnë të bëhen prindër, duhet të qëndrojnë sa më larg televizorit. Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt që shikojnë televizor më shumë se pesë orë në ditë, mund të kenë probleme me fertilitetin. Ekspertët e Universitetit të Kopenhagenit vëzhguan 1200 meshkuj të rinj dhe të shëndetshëm për të parë nëse qëndrimi para televizorit për një kohë të gjatë ndikonte në fertilitetin e tyre.
Rezultatet e publikuara në “Revistën Amerikane të Epidemiologjisë” treguan se ata që shikojnë shumë televizor gjatë ditës kishin 37 milionë spermatozoidë për mililitër lëng, krahasuar me 52 milionë për mililitër që kishin ata që shikonin shumë pak televizor. Ata kishin gjithashtu nivele më të ulëta të testosteronit, hormoni mashkullor i cili nevojitet për prodhimin e spermës.
Sipas shkencëtarëve, efekti nuk është i njëjtë tek meshkujt që kalojnë shumë kohë para kompjuterit.
Kjo mund të ndodh sepse ata që shikojnë shumë televizor janë më pak të prirur të bëjnë stërvitje ose të hanë shëndetshëm, gjë që ndikon negativisht tek fertiliteti.
Ky studim pason një tjetër studim të kryer në vitin 2013, që zbuloi se 10 orë ushtrime në javë mund të rrisin cilësinë e spermës.
Njerëzit që shikojnë shumë televizor ose që bëjnë një jetë sedentare janë gjithashtu më të rrezikuar që të vdesin nga mpiksja e gjakut në mushkëri.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


