Studim/ Tensioni i gjakut mund të përcaktojë gjininë e foshnjës

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Për vite më radhë kanë ekzistuar mite të shumta në lidhje me parashikimin e gjinisë së foshnjës.

Por, tani shkencëtarët thonë se mënyra më e mirë për parashikimin e gjinisë së foshnjës ende të pa lindur është të kontrollosh tensionin e gjakut të gruas shtatzënë.

Ato që kanë tension të lartë kanë më shumë gjasa që të lindin djalë, sugjeron studimi i ri.

E anasjella gjithashtu është e vërtetë, thonë ekspertët, edhe pse nuk e dinë përse ndodh një gjë e tillë.

Hulumtuesit shkencorë nga Spitali Mount Sinai në Toronto vëzhguan nëse tensioni i gjakut kishte një rol në përcaktimin e gjinisë së foshnjave.

Në studim u përfshinë më shumë se 1400 gra kineze, të cilat po planifikonin të lindnin një fëmijë së shpejti.

Gratë u kontrolluan si në fillim ashtu edhe gjatë shtatzënisë, ku u matën nivelet e tensionit të gjakut, kolesterolit, triglicerideve dhe glukozës.

Ata zbuluan se tensioni sistolik i gjakut para shtatzënisë ishte më i lartë tek gratë që kishin djem.

Rezultatet e tyre rezultuan të sakta edhe pasi u vëzhguan të dhënat për moshën, edukimin, duhanpirjen dhe indeksin e masës trupore.

“Tek njerëzit, gjinia e fetusit përcaktohet nga kromozomi gjinor i spermës fekonduese”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Ravi Retnakaran.

Sa i përket tensionit të gjakut të nënës para shtatzënisë, është një faktor i panjohur paraprakisht që lidhet me gjasat për të pasur djalë apo vajzë.

Megjithatë, ai i frikësohet faktit që këto rezultate mund të jenë problematike, ndoshta edhe të rrezikshme, tek popujt që mund të favorizojnë lindjen e një gjinie më shumë se një tjetër.

Këto rezultate mund të shpjegojnë gjithashtu rënien në numrin e lindjes së djemve në shtet me mënyrë jetese të shëndetshme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive