Përgatiti për gazetën “Shëndet+”; Elena Beta
Fëmijët të cilët konsumojnë qumësht me nivele të larta yndyre, kanë nivele më të larta të vitaminës D krahasuar me ata që konsumojnë qumësht me yndyrë më të ulët ose qumësht të skremuar.
Jonathon Maguire, pediatër nw spitalin “St Michael’s” në Kanada hodhi hipotezën se fëmijët që pinin qumësht me yndyrë ndjeheshin më të ngopur se ata që pinin të njëjtën sasi qumështi por me yndyrë më të ulët ose qumësht të skremuar.
Nëse fëmijët nuk ndihen të ngopur nga konsumimi i qumështit, ata kanë më shumë gjasa të konsumojnë ushqime të tjera që janë më pak të shëndetshme ose më të larta në kalori, tha ai.
Prandaj, fëmijët që pinë qumësht të ulët yndyrë në fakt mund të konsumojnë më shumë kalori në përgjithësi krahasuar me ata që pinë qumësht me yndyrë më të lartë.
Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët që pinin një filxhan qumësht me yndyrë më të lartë çdo ditë, kishin nivele të krahasueshme të vitaminës D me ata që pinin gati tre gota qumësht në ditë.
Qumështi me përmbajtje të lartë yndyre ka më shumë vitaminë D.
Burimi: zeenews


