Studimi 15-vjeçar zbulon: Pacientët me diabet të rrezikuar nga kjo sëmundje e rëndë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pacientët me diabet janë dyfish më të rrezikuar që të zhvillojnë katarakt krahasuar me personat e tjerë që nuk vuajnë nga kjo sëmundje vrasëse, sugjeron një studim i ri. Sidomos gratë janë më të rrezikuara nga katarakti – shkaku kryesor i verbimit të njerëzve në të gjithë botën, që fillon si turbullim i shikimit.

Studimi 15-vjeçar ka zbuluar gjithashtu se pacientët në moshë të mesme janë gjithashtu 6 herë më shumë të rrezikuar të zhvillojnë probleme me shikimin.

Katarakti ose siç njihet “perdja e syrit” është një sëmundje e cila prek një pjesë të konsiderueshme të moshës së tretë. Ajo konsiston në trashjen progresive të lentes së syrit dhe është një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit në botë. Një pacient me katarakt paraqet  ulje graduale  të shikimit, si dhe ulje të sensivitetit të kontrastit të ngjyrave, një shkallë të lehtë miopie, diplopi monookulare.

Katarakti është një sëmundje e cila korrigjohet  vetëm me kirurgji, e cila konsiston në heqjen e lensit dhe zëvendësimin me lente artificial. Nuk ekzistojnë medikamente të cilat ndalojnë avancimin e kataraktit apo zgjidhjen e tij.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?