Studimi: 30% e njerëzve me imunitet të dobësuar nuk zhvillojnë imunitet ndaj Covid-19 pas vaksinimit

Vaksinat antiCOVID-19 janë më pak efektive te njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar, kanë treguar tri studime më të vogla italiane dhe studiuesit thonë se këtyre njerëzve u duhet dhënë një dozë përforcuese.

Studimi tregoi se mesatarisht 30 për qind e njerëzve me imunitet të komprometuar nuk zhvillojnë imunitet ndaj virusit korona pas vaksinimit, raporton Reuters. Pjesa tjetër prej 70 për qind kanë një përgjigje ndaj vaksinës, veçanërisht pas dozës së dytë, tha spitali Bambino Gesu nga Roma, i cili kreu studimet.

Studimet u kryen në grupet e 21 pacientëve me imunodeficencë parësore, 34 fëmijë dhe të rinj që kishin nevojë për transplant të zemrës dhe mushkërive, si dhe në 45 të rinj që kishin transplant të mëlçisë dhe veshkave. Rezultatet tregojnë se është e nevojshme të rritet niveli i mbrojtjes së njerëzve më të rrezikuar nga shëndeti me doza përforcuese, shtoi spitali.

“Rezultatet e studimeve tona tregojnë se është thelbësore të mbrohen kategoritë më të prekshme duke u dhënë atyre një dozë përforcuese të vaksinës, duke rregulluar dozën për të rritur përgjigjen e tyre imune ndaj virusit dhe duke e mbajtur atë për një kohë,” tha profesori Paolo Palma, shef i imunologjisë dhe vaksinimit pranë spitalit Bambino Gesu.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet