Studimi: 6,7% e fëmijëve mbajnë dietë, djemtë nëpërkëmben më shumë se vajzat

“Promovimi i sjelljeve të shëndetshme tek fëmijët dhe adoleshentët  ka shumë rëndësi, pasi kjo ndikon jo vetëm në shëndetin e tyre, por edhe i përgatit për një të ardhme më të mirë – thotë studimi “Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore 11- 15 vjeë” i prezantuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik.

Takimi për moshat 11-15 vjeç

Takimi për moshat 11-15 vjeç

Ky është një studim kombëtar i kryer  me 4898 nxënës (2507 vajza dhe 2391 djem) të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç, që ndjekin shkollën. Ai ka në fokus sjelljet që lidhen me shëndetin e adoleshentëve. Mbledhja e të dhënave u krye në periudhën prill-maj 2014.

Studimi jep një panoramë të përgjithshme të disa aspekteve të rëndësishme të jetës së kësaj grupmoshe, duke filluar që nga mjedisi shkollor, familja, marrëdhëniet midis bashkëmoshatarëve, zakonet e të ushqyerit, aktiviteti fizik dhe jeta sedentare, sjellje që kontrollojnë peshën dhe indeksin e masës trupore, mirëqenia dhe pabarazitë shoqërore, përdorimi i substancave,  shëndeti seksual e deri tek zëniet dhe grindjet me moshatarët.

Qëllimi i këti studimi është që të sigurojë të dhëna të sakta për sjelljet që lidhen me shëndetin dhe faktorët mbrojtës tek fëmijët dhe adoleshentët, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të  hartojnë programe të posacme shëndetësore, në dobi të shëndetit të kësaj grupmoshe e më tej.

Disa nga gjetjet e këtij studimi:

Komunikimi me prindërit

61.7% e fëmijëve komunikojnë me lehtësi me nënat, në krahasim me baballarët e tyre 37.4%.

Mjedisi Shkollor

61.9% e fëmijëve të moshës shkollore e pëlqejnë shumë shkollën, kundrejt 2.4% që nuk e pëlqejnë fare atë. Djemtë e pëlqejnë më pak shkollën krahasuar me vajzat (58% vs. 66%).

Mbarëvajtja në shkollë

57.1% e fëmijëve raportojnë performance mbarëvajtje shumë të mirë në shkollë, kundrejt 1.7% që raportojnë  mbarëvajtje nën mesataren. Pjesa më e madhe e vajzave raportojnë  mbarëvajtje shumë të mirë (66% vs. 48%) në shkollë, kurse pjesa më e madhe e djemve raportojnë performance mbarëvajtje nën mesataren (2.5% vs. 1.1%).

Marrëdhëniet mes moshatarëve

42% (2045) e nxënësve kanë kontakte të përditshme me shokët e tyre (47.6% djem dhe 36.7% vajza) dhe kjo dukuri është më e shprehur tek adoleshentët 15 vjeçarë. Djemtë (25%) kanë më shumë gjasa se vajzat (7%) të takojnë shokët pas orës 8 të mbrëmjes dhe kjo dukuri ndodh më shpesh  tek nxënësit e moshës 15 vjeç.

Komunikimi elektronik

40.6% e fëmijëve që ndjekin shkollën, raportojnë se komunikojnë me shokët nëpërmjet chat në Facebook, 32% komunikojnë nëpërmjet SMS-ve, 25.3% nëpërmjet e-mailit.

adoleshent internetZakonet e të ushqyerit

43.7% e fëmijëve që ndjekin shkollën, konsumojnë mëngjes në mënyrë të rregullt (çdo ditë të javës), kundrejt 49%  që e konsumojnë atë në mënyrë të çrregullt (jo çdo ditë) dhe 6.7% që nuk konsumojnë mëngjes pothuajse asnjëherë.

Aktiviteti Fizik

74.2% marrin pjese në aktivitete fizike të paktën 3 ditë gjatë javës së fundit. Ka një diferencë gjinore, domethënëse midis djemve dhe vajzave që kryejnë aktivitet fizik mbi 3 ditë në javë, (82% vs. 70%).

Koha e shpenzuar para televizorit

Gjatë fundjavës ka më shumë fëmijë (74.6%) që shpenzojnë dy ose më shumë orë, duke parë televizor, video apo argëtime të tjera në ekran.

Sjelljet që kontrollojnë peshën trupore

6.7% e fëmijëve që ndjekin shkollën, raportojnë se janë në dietë, nga të cilët mbizotërojnë vajzat (7.9% vs. 5.6%). Nevoja për të mbajtur dietë rritet me rritjen e moshës së fëmijëve. Mbipesha, nënpesha dhe obeziteti raportohen më shumë nga fëmijët 11-vjeçarë krahasuar me  adoleshentët 15 vjeçarë.

Higjiena e gojës

55% e fëmijëve raportojnë se i lajnë dhëmbët më shumë së një herë në ditë. Krahasuar me djemtë, vajzat kanë më shumë gjasa t’i lajnë dhëmbët

më shumë se një herë në ditë(65% vs. 44.7%).

Mirëqenia

50% e fëmijëve e vetëperceptojnë gjendjen e tyre shëndetësore të shkëlqyer, kundrejt 5% të tyre që e perceptojnë gjendjen shëndetësore si të keqe. Përgjithësisht djemtë shprehen më pozitivisht për shëndetin e tyre, krahasuar me vajzat, ndërkohë që kjo ndodh më shumë në moshë më të vogël.

Pabarazitë shoqërore

24% e fëmijëve i kanë baballarët pa punë dhe 58.4% e tyre i kanë nënat të papuna.

1 në 2 fëmijë raportojnë një gjendje ekonomike mesatare.

1 në 3 fëmijë raportojnë gjendje ekonomike të mirë në familje.

14.5% raportojnë një gjendje ekonomike të keqe. Lidhur me mirëqenien e familjes, një në dy fëmijë kanë të paktën një kompjuter.

8% e fëmijëve raportojnë se janë ndonjëherë deri gjithmonë të uritur para se të flenë në darkë ose kur shkojnë në shkollë, kundrejt 92% që nuk janë kurrë të uritur.

adoleshent 1Duhanpirja

2.6% e fëmijëve pijnë aktualisht duhan me raste

1.7% e tyre pijnë duhan rregullisht.

Djemtë konsumojne më shumë duhan (2.6% djem vs. 0.8% vajza). Nga ana tjetër, konstatohet se duhanpirja rritet me rritjen e moshës.

Konsumi i alkoolit

11.2% e fëmijëve që ndjekin shkollën, gjatë 30 ditëve të fundit, kanë

konsumuar alkool me raste kundrejt

3.4% të tyre që kanë pirë alkool rregullisht.

Lidhur me sasinë e alkoolit të konsumuar në një ditë tipike, 1.4% e fëmijëve raportojnë që konsumojnë të paktën 5 njësi alkool (pesë pije), kundrejt 13.5% e tyre që konsumojnë vetëm një njësi alkool.

Konsumi i kanabisit

5.7% e  adoleshentëve 15 vjeçarë që ndjekin shkollën kanë konsumuar kanabis të paktën një herë gjatë gjithë jetës së tyre,

2.3% e tyre kanë konsumuar kanabis të paktën një herë gjatë 30 ditëve të fundit (para intervistës).

Djemtë konsumojnë më shumë sesa vajzat (10.5% vs.1.4%)

Shëndeti seksual

19.5% e  adoleshentëve të moshës 15 vjeç, që ndjekin shkollën, kanë kryer marrëdhënie seksuale (nga të cilët 95% janë djem dhe 5% vajza). Moshat më të shpeshta të fillimit të marrëdhënieve të para seksuale janë  14 vjeç dhe 15 vjec.

Përdorimi i kontraceptivëve

64.7% e adoleshentë 15-vjeçarë që kanë kryer marrëdhënie seksuale, përdorin kontraceptivë gjatë marrëdhënieve seksuale.

66% e djemve dhe 40% e vajzave që kishin kryer marrëdhënie seksuale, kanë përdorur  prezervativ në marrëdhënien e fundit seksuale,

Metodat e tjera kontraceptive nuk janë shumë të përdorshme nga të rinjtë.

Nëpërkëmbja nëpërmjet mesazheve ose fotografive

7% e fëmijëve raportojnë nëpërkëmbje nëpërmjet mesazheve ose

fotografive. Ka dallime të rëndësishme gjinore midis djemve dhe vajzave, lidhur me frekuencën e këtyre lloj nëpërkëmbjesh. Në të gjitha rastet, djemtë raportojnë se janë nëpërkëmbur më shumë se sa vajzat.

Dëmtimet

35% e fëmijëve që ndjekin shkollën, gjatë vitit të fundit, raportojnë se janë dëmtuar të paktën një herë, aq sa kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore. 11% e tyre  kanë kërkuar ndërhyrje të rëndësishme mjekësore deri në hospitalizim.

Mjedisi rreth shtëpisë (11%), ambientet sportive (8%) dhe rruga (4%) janë mjediset më të shpeshta ku kanë ndodhur dëmtimet. Rreth 14% e fëmijëve janë dëmtuar gjatë stërvitjes, kurse 7% e tyre janë dëmtuar duke ecur në rrugë. Në të gjitha rastet, ka dallime të rëndësishme gjinore, ku djemtë rezultojnë më të dëmtuar se vajzat.

Studimi “Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore”, 2013-2014 u realizua nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe u mbështet nga Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, UNFPA dhe UNICEF.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën