Studimi/ A ka zvogëluar varianti Omicron rrezikun e shtrimit në spital?

Njerëzit e infektuar me Omicron kanë afërsisht 15 deri në 20% më pak rrezik përsa i përket shtrimit në spital në krahasim me variantin Delta, thanë të mërkurën studiuesit nga Imperial College London.

Sipas të dhënave, ka gjithashtu një rrezik të reduktuar të qëndrimit më gjatë në spital, ku rastet me Omicron kanë 40-45% më pak gjasa për t’u shtruar në spital për një natë ose më shumë.

Raporti shqyrtoi të gjitha rastet e Omicron të konfirmuara nga testet PCR në Angli në dy javët e para të dhjetorit. Vlerësimet sugjerojnë se rastet e riinfeksionit kanë një rrezik 50-60% të reduktuar për shtrimin në spital, thuhet në deklaratën e Imperial College London.

Megjithatë, ndonëse është një lajm i mirë, nuk është i mjaftueshëm për të mos patur masa anti-Covid sepse përhapja e shpejtë e Omicron do të thotë se një numër i madh i infeksioneve mund të çojë në numër të lartë të shtrimeve në spital.

“Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë të Omicron, ekziston mundësia që shërbimet shëndetësore të përballen me rritje të rasteve nëse infektimet me Omicron vazhdojnë të rriten me ritmin që është parë javët e fundit,” tha profesor Neil Ferguson, drejtor i Qendrës MRC për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive.

Një raport i mëparshëm nga Imperial College London vlerësoi se rreziku i riinfektimit me variantin Omicron është 5.4 herë më i madh se ai i variantit Delta. Studiuesit thanë se dozat përforcuese të vaksinave ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme edhe kundër Omicron.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal