Studimi/ Apnea e gjumit, nëse nuk trajtohet është shkak për Alzheimer

Apnea e gjumit, nëse nuk trajtohet, mund të bëhet shkak për Alzhajmer. Studiuesit, kanë faktuar se ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit, ndikojnë në hipotalamus e për pasojë çon në probleme neurologjike.

936 milion persona në botë vuajnë nga apnea e gjumit, një çrregullim i ritmit të gjumit. Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër, gjatë një intervistë për Euronews Albania, thotë se  personat obez, ata që konsumojnë alkool dhe duhan janë më të predispozuar për ta patur.

 “Është faktikisht një çrregullim i ritmit të gjumit. Pra gjatë momentit të gjumit ka një gërhitje dhe ka një pauzë, nuk kemi frymëmarrjen normale, ndalon dhe vazhdon. Ky ndalim dhe vazhdim quhet apneja e gjumit”,-tha Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër.

Studimi i fundit, ka çuar në përfundimin se mos trajtimi i apnesë së gjumit në kohë, mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhe Alzhajmer.

 “Në rast se vazhdon gjatë dhe kronicizohet dhe kemi mbi 15 ndërprerje të tilla në orë, është mirë të drejtohemi tek mjeku pasi është vënë re që më sleep appne ka lidhje me obezitetin, diabetin tip 2 , problemet neurologjike dhe Alzhajmer dhe problemet kardiovaskulare”,-tha Shapo.

Ekspertët e klasifikojnë apnean e gjumit në 3 faza, deri në 5 ndërprerje frymëmarrje në një orë, janë normale, 5-15 është apnea e mesme dhe mbi 15 ndërprerje në orë quhet e apne e rëndë.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat