Studimi: Çamçakëzi eksperimental zvogëlon ngarkesën virale të koronavirusit

Sipas shkencëtarëve amerikanë,  një çamçakëz eksperimental, i cili përmban një proteinë që “mbyt” grimcat e koronavirusit mund të zvogëlojë sasinë e virusit në pështymë dhe kështu të ndihmojë në kufizimin e transmetimit të tij, veçanërisht kur një bartës i virusit flet ose kollitet, shkruan usnews.

Proteina ACE2 është e pranishme në sipërfaqen e qelizës dhe virusi e përdor atë si një “portë” për të hyrë dhe për t’i infektuar ato. Grimcat virale  bashkohen me “receptorët” e proteinës ACE2 në çamçakëz. Kështu, ngarkesa virale në mostra reduktohet me më shumë se 95%.

Studiuesit arritën në përfundimin se “përtypja e çamçakëzit eksperimental ofron mundësinë për të mbrojtur pacientët nga shumica e infeksioneve virale orale duke reduktuar ngarkesën virale ose duke minimizuar transmetimin te të tjerët”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet