Studimi: Hiqni dorë nga pijet me sheqer që të ulni riskun e diabetit

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Zëvendësimi i të paktën vetëm një pije me sheqer në ditë, me ujë, mund të reduktojë rrezikun për zhvillimin e diabetit, sipas një studimi të publikuar nga Kujdesi Ndaj Diabetit. Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, analizuan të dhëna nga më shumë se dy dekada, të mbledhura nga tre studime afatgjata, e ku u përfshinë më shumë se 192,000 të rritur.

Duke mbajtur shënim konsumimin e lëngjeve gjatë gjithë kohës, ata zbuluan se personat që rritën sasinë e konsumimit të lëngjeve me sheqer (duke përfshirë dhe lëngun e frutave 100%) me më shumë se 100 gram në ditë, gjatë katër viteve, kishin një rritje të riskut të diabetit me 16%, gjatë katër viteve të ardhshme. Edhe version dietik i këtyre pijeve nuk solli një rezultat më të mirë. Madje personat që përdorën versionin dietik të tyre, pësuan një rritje të riskut të diabetit me 18%.

Përfundimi i studimit: Nëse dëshironi të ulni riskun e zhvillimit të diabetit , është më mirë të mos përdorni pije me sheqer dhe të pini ujë, kafe apo çaj pa sheqer, Kur pjesmarrësit e studimit pinë një nga këto pije pa sheqer në ditë, në vend të pijeve me sheqer, risku i zhvillimit të diabetit ra nga 2% deri në 10%.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë