Studimi i 3 dekadave zbulon: Sëmundja e shekullit duhet të trajtohet me këto ilaçe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Antidepresantët janë shumë efikasë dhe duhet të jepen me recetë për miliona njerëz që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, deklarojnë shkencëtarët.

Pas një studimi afatgjatë, shkencëtarët e drejtuar nga Universiteti i Oksfordit thonë se kanë dashur t’i japin një përgjigje përfundimtare pyetjes nëse pilulat e trajtojnë apo jo me efikasitet depresionin.

Gjatë studimit, ku janë monitoruar më shumë se 120 mijë persona në 500 eksperimente përgjatë tri dekadave, është arritur në përfundimin se antidepresantët funksionojnë.

Sipas ekspertëve, në 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë sëmundje kardiovaskulare. Por, pavarësisht kësaj, vetëm 1 në 6 njerëz të prekur nga depresioni marrin një trajtim efikas për këtë sëmundje.

Shkencëtarët shpresojnë që ky studim i ri të nxisë mjekët të rekomandojnë përdorimin e antidepresantëve tek njerëzit që vuajnë nga format më të rënda të kësaj sëmundjeje.

“Antidepresanttë janë një mjet efikas për trajtimin  depresionit. Rezultate e studimit vërtetojnë se këto ilaçe duhet të përdoren më shumë”, thotë profesor Andrea Cipriani, i cili ka drejtuar një analizë 6-vjeçare të studimeve ndërkombëtare.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak