Studimi i ekspertëve të ISHPS-së, nga 1500 persona të infektuar, 54% kanë krijuar antitrupa

Studimi i parë që hedh dritë mbi ecurinë e infektimit të Covid-19, sipas grupmoshave, sëmundjeve dhe krijimit të imunitetit në Shqipëri, është publikuar nga Urdhri i Mjekut.

Studimi që ka për autorë disa ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga 1500 persona të testuar pozitiv, 54% kane krijuar antitrupa IGG në mes të ditës së 14-21 pas infektimit. Por të dhëna ndërkombëtare tregojnë se, krijimi i antitrupave nis edhe më vonë. Të dhënat e epidemiologëve tregojnë se përgjigjja imunitare, si për IGM, ashtu edhe për IGG, është e ndryshueshme në grup-popullata të ndryshme, por edhe nga kushtet e ndryshme shëndetësore të subjekteve në studim.

Nga ndjekja e ecurisë klinike dhe rezultateve laboratorike të 25 pacientëve që në ditën e parë që rezultuan pozitivë deri në ditën e 35 (koha më maksimale e negativizimit), në shumicën e individëve që paraqiten me infeksion simptomatik të Covid-19, ARN-ja virale arriti maksimumin brenda javës.

Pozitiviteti, në shumicën e rasteve në studim, ka filluar rënien nga java e tretë deri në negativizimin e saj në javën e katërt, për rreth 85% të rasteve në studim, deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë për rreth 3-5% të rasteve në studim, derisa më pas bëhet krejtësisht i padukshëm.

Nga të gjithë grupmoshat në studim, konstatohet që më të infektuarit ishin:

Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), grupmosha e të rinjve, të cilët janë të shkujdesur dhe neglizhentë ndaj zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre, më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).

Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%) dhe femrat (46.74%).

Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%).
Raporti i rasteve në total të konfirmuar pozitivë rezulton më i madh për femrat (56%) se për meshkuj (44%). Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri në 1.13% të të konfirmuarve pozitivë.

Të sëmurët me faktorë rreziku kardiometabolik të kombinuar, të cilët janë hospitalizuar kryesisht në shërbimet spitalore universitare si: Kardiopatët, diabetikët insulinëvartës dhe jo insulinëvartës, hypertonikët dhe obezët.

 

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu