Studimi i fundit: Omicron është më i butë, por shqetësimi mbetet/ Më pak njerëz kanë nevojë për trajtim spitalor

Vala e Omicron duket të jetë më e butë sipas studimeve paraprake të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut. Provat e hershme sugjerojnë se më pak njerëz kanë nevojë për trajtim spitalor sesa me variante të tjera – me vlerësime që variojnë nga një reduktim prej 30% në 70%, raporton BBC.

Por shqetësimi mbetet se edhe nëse Omicron është më i butë, numri i madh i rasteve mund të mbingarkojë spitalet.

Më shumë se 100,000 raste janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar në një ditë të vetme për herë të parë.

Një kuptim më i thellë i ashpërsisë së Omicron do t’i ndihmojë vendet të vendosin se si t’i përgjigjen virusit.

Studimi në Skoci ka gjurmuar koronavirusin dhe numrin e njerëzve që përfundojnë në spital.

Ai tha se nëse Omicron do të sillej njësoj si Delta, ata do të prisnin që rreth 47 persona të ishin pranuar tashmë në spital. Për momentin janë vetëm 15.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese