Kryefaqja Box 4 Studimi i fundit: Si të mbani larg diabetin me një gotë qumësht

Studimi i fundit: Si të mbani larg diabetin me një gotë qumësht

0
Shpërndaje

Përgatiti për shendeti.com.al: E. B

Pirja e qumështit në mëngjes zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sugjeron hulumtimi. Shkencëtarët në Kanada gjetën në qumësht sasi të lartë proteinash të cilat nëse konsumohen në mëngjes ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin në kohën e drekës. Qumështi përmban proteina të cilat lëshojnë hormone që ngadalësojnë tretjen. Nivelet e larta të proteinave i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur për më shumë kohë.

Profesor Douglas Goff, zbulimet e të cilit janë botuar në gazetën “Bulk Science”, tha: “Sëmundjet metabolike janë në rritje globalisht, me diabetin e tipit 2 dhe obezitetin si shqetësime kryesore në shëndetin e njeriut.

Prof. Goff, nga Universiteti i Guelph, shtoi: “Ky studim konfirmon rëndësinë e qumështit në mëngjes për të ndihmuar në tretjen e ngadalshme të karbohidrateve dhe niveleve më të ulëta të sheqerit në gjak”./Mirror

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here