Studimi i ri/ Epidemiologu Alimehmeti interpreton të dhënat: Kush ka kaluar koronavirusin, ka imunitet natyror për disa vite

natyrale ka vetëm një zë, i cili është rritur me kohëzgjatjen e SARSCOV-2. Deri dje, studiuesit flisnin për mbrojtje me disa muaj, aq sa gjati studimi i nisur që në krye të herës me shpërthimin e pandemisë.

Tanimë, iu referohen pak viteve. Sa pak? Studiuesit elitarë të Universitetit të Oksfordit, në analziën e detajuar të ndarë sipas gjinisë, por edhe etniteteve, e çojnë kohëzgjatjen e imunizimit natyror në një mesatare nga 1.5 deri në 2 vite.

Një lajm i mirë ky, që si përherë është eksperti i shëndetit publik, akademiku Ilir Alimehmeti, që e bën publik dhe interpreton.

STUDIMI

Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë, sipas epidemiologut Alimehmeti.

“Niveli 6 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër formës së rëndë të sëmundjes, zgjat: 1.140 ditë (interval 781 – 1.966) te femrat dhe 819 ditë (interval 605 – 1.158) te meshkujt.

Niveli 28 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër riinfektimit, zgjat: 673 ditë (interval 418 – 1.196) te femrat, dhe 495 ditë (interval 330- 737) te meshkujt”, saktëson me terma shkencorë eksperti i shëndetit publik, teksa shton se sa më shkumë kohë kalon, literatura shkencore po mbështet kohën e gjatë të mbrojtjes natyrore që kanë personat që ia dolën përballë covid-19.

Një tjetër e dhënë me rëndësi lidhet me faktin se pavarësisht rënies në mënyrë eksponenciale të antitrupave, nëse ky proces ngadalësohet, ato zgjasin më shumë. Gjithashtu, përgjigjet e kujtesës mund të nënkuptojnë se mbrojtja zgjat shumë më gjatë sesa periudha e niveleve të matshme të antitrupave.

Si përfundim, studiuesit e Universitetit të Oksfordit arritën në përfundimin se antitrupat e lidhur me mbrojtjen kundër riinfektimit ka gjasa të zgjasin mesatarisht 1.5 deri në 2 vjet, ndërsa ato që lidhen me infeksionet e rënda ka gjasë të zgjasin me vite.

Nisur nga kjo, Alimehmeti qetëson qytetarët duke iu kujtuar mbrojtjen që ofron natyra me shprehjen: “Zërini besë natyrës, ajo e di më mirë”.

 

 

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU