Studimi i ri: zënkat me partnerin ju shëndoshin

cift i zeneSipas studimit më të ri, zënkat bashkëshortore apo në çift çojnë në rritjen e gherlin-ës, hormon i cili rrit ndjenjën e urisë.

“Gerhina nuk ju shtyn vetëm të hani, por ju krijon edhe një ndjenjë malli për ushqimet kalorike, me nivele  të larta  sheqeri, yndyre dhe kripe”- thotë autorja e studimit Lisa Jaremka.

Jaremka dhe kolegët e saj studiuan 43 çifte që ishin të martuar për më shumë se 3 vjet, ato ndoqën dietën e tyre ushqimore, nivelet e ghrelinës dhe mënyrën e zënkave.

Studimi tegoi se stresi martesor çonte në ngrënien në mënyrë “të sëmurë”, gjë e cila mund të rriste rrezikun e sëmundjeve të shumta si rreziku për sëmundjet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut.

 

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi