Studimi më i fundit: Letargjia mund të kurojë kancerin vdekjeprurës brenda 10 vitesh

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Kanceri mund të kurohet brenda 10 vitesh duke vendosur pacientët në “gjumë të thellë”, shpresojnë ekspertët.

Shkencëtarët kanë zbuluar se letargjia ndalon përhapjen e tumoreve dhe mbron trupin nga efektet toksike të radioterapisë që përdoren për t’i bombarduar ato.

Kështu mjekët mund të përdorin nivele më të larta të rrezatimit pa dëmtuar pacientin.

Prof. Marco Durante, drejtor i “Trento Institute for Fundamental Physics and Applications” në Itali.

Prof. Marco Durante thotë se ekipi i tij e ka përdorur këtë teknikë tek brejtësit dhe po planifikon të nisë testimet edhe tek njerëzit, shkruan Gazeta Shëndeti.

Trajtimet aktuale me operacion ose rrezatim në disa pjesë të trupit të prekura nga kanceri mund të rezultojnë fatale.

Prof. Durante, drejtor i “Trento Institute for Fundamental Physics and Applications” në Itali, thotë se po shpresojnë të vënë në shënjestër këto raste. Shkencëtarët do të ulin temperaturën e trupit të njeriut nga normalja 37 gradë celsius në 14 gradë celsius.

Pacientët pastaj do të mbahen në gjumë të thellë për një javë. Shkencëtarët shpresojnë që kjo gjendje gjumi të përmirësojë gjithashtu aftësinë e trupit për të riparuar ADN-ën e dëmtuar.

“Kur të zgjohen pacientët, të jenë të kuruar. Këtë kemi si qëllim”, deklaroi prof. Durante gjatë një takimi të Shoqatës Amerikane për Zhvillimin e Shkencës, në Boston të Amerikës.

Shoqata Britanike e Hulumtimit të Kancerit në Britani thotë: “Efektet e letargjisë janë të vështira për t’u parashikuar. Duhet të bëhen disa eksperimente shumë të kujdesshme në modelet laboratorike para se të themi nëse do të jetë e sigurt ose efektive”.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun