Studimi / Munguan materialet e mbrojtjes personale, por ja pse mjekët nuk u ankuan

Denisa Canameti

Një studim i shoqatës ‘Together for Life’ i realizuar me 306 mjekë dhe infermierë në të tre nivelet e  sistemit shëndetësor ka hedhur dritë mbi situatën e pajisjes së personelit me materiale të mbrojtjes personale në luftën kundër covid-19. Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri ka shfaqur disa problematika në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), sikurse edhe shtete të tjera në të gjithë globin, thuhet në studim. Në periudhën mars – maj 2020, faza fillestare e shpërthimit dhe përhapjes së virusit COVID-19 në vend, vetëm 1/3 e personelit deklaron se institucioni i tyre ka pasur MMP-të e duhura dhe 1/4 i kanë pasur ato në sasi të mjaftueshme, ndërkohë që 1/10 nuk kanë pasur fare MMP. Situata shfaqet më pozitive në spitalet COVID-19 (QSUT dhe “Shefqet Ndroqi”), gjithsesi më pak se gjysma e personelit pohon përshtatshmërinë dhe bollëkun e MMP-ve, ndërkohë që sistemi parësor (pa shtretër) ka vuajtur më tepër mungesën e MMP-ve të duhura dhe në sasitë e nevojshme. Ndonëse situata ka ardhur duke u përmirësuar nga marsi në maj 2020, sërish personeli në sistemin spitalor (me shtretër), përfshi këtu spitalet COVID-19, tregon shkallë më të lartë të përmirësimit të situatës, gati dy herë më të lartë në sistemin parësor (respektivisht rreth 58% vs. 33%).

Por a ka formalizuar një ankesë personeli shëndetësor dhe në cilin nivel të sistemit ka patur më tepër ankesa?

Vetëm 33% e stafit shëndetësor deklarojnë se nuk ka qenë e nevojshme të ngrenë ankesë pranë institucionit ku punojnë, rrjedhimisht pjesa më madhe (67%) ka ndjerë pakënaqësi të shprehur ose jo. 37% e stafit shëndetësor ka drejtuar ankesë vetëm ose bashkë me kolegë të tjerë pranë eprorëve për mungesë të materialeve të mbrojtjes personale. Në mungesë të materialeve të mbrojtjes personale në gjendjen e pandemisë, kjo përqindje mund të ishte potencialisht edhe më lartë, por 21% deklarojnë që nuk kanë kryer ankesë pasi nuk kanë pasur besim në dhënien e një zgjidhjeje dhe 10% sepse kanë pasur frikë për vendin e punës, pra janë ndjerë të rrezikuar nga pasoja të mëtejshme negative.

Prej komenteve shtesë të stafit shëndetësor lidhur me ankesat, zbulojmë disa faktorë që kanë penguar formalizmin e një ankese të mirëfilltë: a) zgjidhja është përtej kompetencës së drejtorisë së institucionit, pasi nuk ka furnizim të përgjithshëm ose vetë drejtoria nuk merr përgjigje nga instancat më lartë; b) bindja që niveli parësor shëndetësor nuk ka prioritet dhe as fondet e mjaftueshme për t’u furnizuar me MMP; c) ndjesia e solidaritetit me shtetin dhe mungesën e përgjithshme të MMP-ve edhe në nivel ndërkombëtar, çka i ka shtyrë edhe në përdorimin me kursim të MMP-ve (si më lartë përmendur) e madje në ripërdorimin e tyre pas larjes.

https://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2020/07/Sistemi-sh%C3%ABndet%C3%ABsor-gjat%C3%AB-pandemis%C3%AB-COVID-19-dhe-pajisja-e-stafit-me-materialet-e-mbrojtjes-personale.pdf

 

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU