Studimi/ Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit për të prekurit me COVID-19

Të dhëna të reja vijnë nga një studiues grek për koronavirusin. Dr. Manolis Kogevina ka bërë të ditur se ajri i ndotur është një faktor i cili rrit ashpërsinë e infeksionit për një person i cili është i prekur me Covid-19.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar të dhënat e thuajse 10,000 personave në Spanjë duke mbledhur informacione nga rastet e prekura me koronavirus. Ata zbuluan se personat që jetonin në zona me nivele të larta të ndotjes kishin 50% rrezik ndaj COVID-19.

Më në detaje, studiuesit shikuan të dhënat nga 9,605 pjesëmarrës në Katalonjë dhe gjetën 481 raste të konfirmuara të COVID-19.

 

Ata gjithashtu morën mostra gjaku nga 4,000 pjesëmarrës për të matur antitrupat që treguan se një person kishte COVID-19 asimptomatike , 18% e të cilëve rezultuan pozitivë.

 

Më pas ata e kombinuan këtë informacion me të dhënat për nivelet e ndotjes në zonat e banuara të pjesëmarrësve dhe zbuluan se ndotja nuk rrit gjasat e infektimit me koronavirus, por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotësve rriti ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet