Studimi: Ndryshime të thella në raportet gjinore prej aborteve përzgjedhëse

Rreth 4.7 milionë vajza më pak pritet të lindin globalisht në 10 vitet e ardhshme për shkak të aborteve selektive, një prirje që mund të minojë kohezionin social në një periudhë afatgjatë.

Ky është përfundimi i British Medical Journal, i cili theksoi se mungesa e parashikuar në numrin e vajzave që do të lindin do të çojë në një rritje të popullsisë së gjinisë mashkullore, e cila mund të ndikojë në rritjen e dhunës në shoqëri.

Abortet selektive sipas gjinisë kanë qenë në rritje gjatë 40 viteve të fundit në vendet në të gjithë Evropën juglindore së bashku me Azinë jugore dhe lindore. Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizoi të dhëna nga më shumë se tre miliardë lindje dhe përllogariti disa skenarë të mundshëm.

Autorët u përqendruan në 12 vende ku raporti mashkull-femër ishte rritur që nga viti 1970 dhe në 17 të tjera ku ky raport rrezikohej të rritej për shkak të tendencave shoqërore.

Arsyeja për abortet përzgjedhëse është preferenca për pasardhës meshkuj, e cila është e ngulitur në kulturën e këtyre vendeve. Studimi i botuar në “British Medical Journal” parashikon se deri në vitin 2030 mungesa e lindjeve të vajzave mund të çojë në një tepricë të djemve në rreth një të tretën e popullsisë së botë.

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen