Studimi, obeziteti në nivele alarmante

obez 1

Numri i personave në mbipeshë apo obezë sa vjen e rritet në rang global, nga viti në vit. Në vitin 2014 numri i personave mbipeshë ka arritur në 2.1 miliardë në të gjithë botën, nga 875 milionë që ishte në fillim vitet ’80. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot nga Instituti për shëndet dhe Evoluim me baze në Ëashington, asnjë vend në botë nuk ka rezultuar deri më tani i suksesshëm në trajtimin e saj. sipas një studimi të kryer në 188 vende, SHtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia kanë numrin më të lartë në botë të personave obezë.

Ekspertët thonë se rritja në masë e personave mbipeshë vjen për shkak të modernizimit të botës sonë, duke shkaktuar rrjedhimisht edhe rehati e qetësi psikologjike. Sipas të dhënave, të siguruara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vendet më të zhvilluara numri i personave obezë është ndjeshëm më i lartë.

Në 10 vendet e para në listë, në SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil, Meksikë, Egjipt, Gjermani, Pakistan dhe Indonezi, numri i persona obezë është 671 milionë persona. Sa i përket Europës, Britania e Madhe ka numrin më të lartë, ku 67% e personave obezë janë meshkuj dhe 57% janë femra.

Studimi bën thirrje për një ndërhyrje urgjente nga organizatat e shëndetësisë, për të luftuar rriskun e faktorëve të tillë si mungesa e aktivitetit fizik, kaloritë e tepërta, ushqimet me yndyrë dhe jo të shëndetshme si fast food-et etj. Obeziteti është një problem kompleks që kërkon aksion në nivel kombëtar dhe lokal, familjarë dhe individual.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë