Studimi: Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta

Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta, sipas një studimi të shkencëtarëve. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, duke përfshirë Yoshihiro Kawaoka nga Instituti i Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tokios, publikuan gjetjet e tyre në revistën Nature.

Shkencëtarët analizuan ndryshimet në simptomat e brejtësve të infektuar me variantet Omicron dhe Delta. Ata zbuluan se tre ditë pas infektimit, dëmtimi i mushkërive te brejtësit me Omicron ishte dukshëm më i vogël se tek ata të infektuar me Delta.

Studimi tregon se disa lloj brejtësish të infektuar me Delta zhvilluan pneumoni të rëndë, të ngjashme me atë te njerëzit. Ndërkohë kafshët e infektuara me Omicron shfaqën inflamacion të lehtë.

Pavarësisht se Omicron shkakton simptoma më të buta, studiuesit paralajmërojnë se të moshuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar  duhet të tregohen të kujdesshëm./Nature

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet