Studimi për duhanpirjen, 85 % e njerëzve e kane nisur para moshës 18 vjeç

Eriola Çuko

adoleshent 2

Duhanpirja mbetet një problem shqetësues tek të rinjtë, sidomos tek ata të shkollave të mesme. Ndërkohë, studimet e ndryshme kanë treguar se fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pijnë duhan.  Kjo, sipas specialistëve, ndodh pasi në këtë moshë ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik Shqiptar tregojnë se 85 % e përdoruesve të duhanit në vend e kanë nisur atë para moshës 18 vjeç.
ISHP ka nisur një fushatë sensibilizimi në shkollat e mesme të Tiranës. Sipas koordinatorit kombëtar për politikat e kontrollit të duhanit, Roland Shuperka, Sektori i Abuzimit me Substancat (duhan-alkool) në ISHP, në bashkëpunim me Aleancën Kundër Duhanit, kane mbledhur  arsyetimet e nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës dhe disa rretheve të vendit pse nuk duhet të pihet duhan, si dhe arsyet pse duhet lënë duhani.
Nxënësit e shkollave te mesme janë përgjigjur se cilat janë të mirat e të mos pirit duhan. Fletëpalosja me 101 arsyet për të lënë duhanin është rezultat i përgjigjeve te tyre. Në arsyet për të lënë duhanin, nxënësit rendisin gjetje shumë interesante në këndvështrimin e tyre; mund të jetoni më gjatë, shija e puthjeve është më e mirë; më shumë para për të shpenzuar, frymëmarrje më e lehtë, më tepër energji për t’u argëtuar, etj.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 16.8 % e fëmijëve të moshës 13-15 vjeç pijnë duhan. Mbi 8 në 10 nxënës, po sipas ISHP, jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre,  9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri në çdo katër persona duhanpirës, në tre prej tyre prindi (babai) ka pirë duhan, gjë që tregon se një adoleshent është shumë i prirur për t’u bërë duhanpirës në qoftë se prindërit e tij janë përdorues të rregullt të duhanit.

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës