Studimi/ Pfizer 93% efektive në parandalimin e shtrimit të të rinjve në spital

Vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit ishte 93 për qind efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te të rinjtë e moshës 12 deri në 18-vjeç, sipas analizave të publikuara sot nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Studimi u krye në periudhën qershor-shtator, kur ishte i pranishëm një variant delta jashtëzakonisht ngjitës i koronavirusit, raporton Reuters.

Sidoqoftë, të dhënat nga 19 spitale treguan se midis 179 pacientëve të shtruar për koronavirus, deri në 97 për qind ishin të pa vaksinuar, që është një konfirmim tjetër i efektivitetit të vaksinës.

Raporti i CDC bazohet në studimet e kryera nga kompania për këto grup-mosha, të cilat treguan një përgjigje të lartë imune ndaj koronavirusit, por të cilat nuk ishin krijuar për të treguar efikasitet kundër shtrimit në spital. Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim te fëmijët mbi 12-vjeç, dhe kompania po kërkon miratimin për përdorim të vaksinës edhe te fëmijët e moshës mbi pesë vjeç.

Një panel ekspertësh nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të rishikojë të dhënat mbi përdorimin e kësaj vaksine te fëmijët e vegjël më vonë këtë muaj. “Të dhënat e CDC përforcojnë rëndësinë e vaksinimit për të mbrojtur të rinjtë amerikanë nga koronavirusi,” thuhet në studim.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet