Studimi/ Pse fëmijët kanë më pak gjasa që të përhapin Covid

Fëmijët e moshës së shkollës fillore prodhojnë rreth katër herë më pak grimca aerosoli kur marrin frymë, flasin ose këndojnë krahasuar me të rriturit, gjë që mund të shpjegojë pse ata kanë më pak gjasa që të përhapin Covid.

Studime të ndryshme kanë sugjeruar se fëmijët e vegjël janë më pak të ndjeshëm ndaj infektimit me Covid sa të rriturit dhe, pavarësisht se kanë një sasi të ngjashme virusi në hundë dhe fyt, duket se e transmetojnë te më pak njerëz nëse infektohen.

Një arsye pse ndodh kështu mund të jetë fakti qe madhësia dhe forma e mushkërive dhe rrugëve të tyre të frymëmarrjes do të thotë se lëshojnë më pak pika të vogla të quajtura aerosole ndërkohë që marrin frymë dhe flasin. Këto grimca mund të qëndrojnë në ajër, veçanërisht në hapësira të mbyllura siç janë klasat, kështu që më pak aerosole mund të nënkuptojnë se njerëzit kanë më pak gjasa të infektohen nëse qëndrojnë në këto hapësira.

Rezultatet, të publikuara në Journal of the Royal Society Interface, sugjeruan se bërtitja prodhonte më shumë grimca, e ndjekur nga këndimi, të folurit dhe më pas frymëmarrja. /Journal of the Royal Society

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën