Studimi/ Sa efektive është vaksina Pfizer tek adoleshentët dhe arsyet përse duhet të aplikohet

Vaksina Pfizer/Biontech kundër Covid-19 është shumë efektive tek adoleshentët, bën me dije një studim i ri izraelit-amerikan. Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Clalit dhe Universiteti i Harvardit të cilët publikun studimin në Neë England Jornual of Medicine, analizuan të dhënat mbi 94, 354 adoleshentë të vaksinuar të moshës 12 deri në 18-vjeç të realizuara në periudhën midis qershorit dhe shtatorit të 2021.

Gjithashtu studiuesit krahasuan një numër të barabartë adoleshentësh të pavaksinuar.

U zbulua se tek adoleshentët e vaksinuar plotësisht ,7 deri në 21 ditë pas dozës së dytë rreziku i sëmundjes u zvogëlua me 93% në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të pavaksinuar.

Por 14 deri në 20 ditë pas aplikimit të dozës së parë , rreziku i Covid ishte 57 % më i ulët tek personat e vaksinuar, ndërsa rreziku i infeksionit ishte 59 % më i ulët tek adoleshentët e pavaksinuar, shkruajnë mediat e huaja.

“Rezultate e studimit tregojnë se një javë pas dozës së dytë kjo vaksinë është më shumë efektive tek adoleshentët kundër Covid”, është shprehur  profesori Ran Balitzer, duke shtuar këto të dhëna janë një argument i fortë në favor të vaksinimit të adoleshentëve për të parandaluar më tej përhapjen e Covid.

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital