Studimi, sheqeri, “duhani” i ri

sheqeri1

Sheqeri është “duhani” i ri. Bindjen e shpreh një grup mjekësh e kërkuesish britanikë të cilët i kërkojnë industrisë ushqimore të reduktojë 30% të sheqerit në produktet e tyre, bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve, ANSA.
Studiuesit gjithashtu kërkojnë të bllokojnë publicitetin për disa produkte që në fakt janë bërë “si alkol për fëmijët”, për efektet e dëmshme që kanë në shëndet.
Në këtë mënyrë, sipas studiuesve, në harkun e pesë viteve mund të ndalojë në një farë mase, rritja e nivelit të obezitetit.
”Duhet të veprojmë shpejt, për të ndyshuar sjelljen e industrisë ushqimore, që mendon për përfitimet dhe jo për shëndetin” thotë Simon CapeWell, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Liverpulit, sipas të cilit në ditët e sotme, një në katër persona në Angli është obez . Nëse nuk ndërhyet shpejt, përqindja deri në vitin 2050, do të arrijë në 60% të burrave, 50% të grave dhe 25% të fëmijëve., thotë ai.
Pergatiti. Fatjona Hysi

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj