Studimi tregon se infektimi me Covid-19 pas vaksinimit mund të çojë në “super imunitet”

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit e vaksinuar plotësisht, të cilët më pas infektohen me Covid-19, mund të fitojnë një “super imunitet” ndaj varianteve të ardhshme të virusit, raporton NBC.

Studimi i Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, i cili u publikua në Revistën Shkencore të Shoqatës Mjekësore Amerikane, ka zbuluar se antitrupat në mostrat e gjakut të të infektuarve me COVID-19 të cilët e kishin bërë më parë vaksinën, ishin deri në 1,000% më efektive sesa antitrupat e gjetur në mostrat e gjakut të personave jo të infektuar, të marra dy javë pas vaksinimit me Pfizer. Në studim, u mblodhën mostra gjaku nga 52 punonjës të universitetit që kishin marrë vaksinën Pfizer dhe, nga 26 prej tyre që kishin infeksione të lehta, 10 kishin variantin Delta, 9 u përcaktuan me një variant jo-Delta dhe 7 kishin variante të panjohura.

Infektimi i të vaksinuarve “gjeneron një përgjigje të fortë imunitare kundër variantit Delta”, sipas përmbledhjes së gjetjeve, ndërsa studiuesit besojnë se përgjigjja imunitare do të jetë e ngjashme edhe për variantet e tjera, si për shembull Omicron.

“Mendoj se kjo tregon që lojës po i vjen fundi,” tha për NBC 5 bashkautori dhe profesori i asociuar i mjekësisë Dr. Marcel Curlin. “Kjo nuk do të thotë se jemi në fund të pandemisë, por tregon se ku mund të arrijmë: Nëse jeni vaksinuar dhe më pas ekspozoheni ndaj virusit, me siguri do të jeni mjaftueshëm të mbrojtur nga variantet e ardhshme.”

Studimi krahasoi gjithashtu përgjigjen imunitare ndaj një virusi të gjallë të njerëzve të infektuar pas vaksinimit, me përgjigjen imunitare të grupit të kontrollit, duke gjetur se “personat e infektuar pas vaksinimit gjeneruan më shumë antitrupa në fillim” dhe ato antitrupa ishin “veҫanërisht më të mira” në neutralizimin e virusit të gjallë, sipas NBC.

“Çelësi është vaksinimi,” tha Curlin. “Duhet të keni një bazë mbrojtjeje.”

Varianti Omicron nuk u identifikua në mënyrë specifike në studim, por Fikadu Tafesse, autor i lartë dhe asistent profesor i mikrobiologjisë molekulare dhe imunologjisë, tha se autorët e studimit do të “prisnin që infektimet e personave të vaksinuar me variantin Omicron do të gjenerojnë një përgjigje të fortë imunitare.”/ Monitor

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026