Studimi zbulon se ilaçi britanik është i efektshëm ndaj variantit Omicron

Prodhuesi britanik i barnave, GSK tha të martën se terapia e saj e bazuar në antitrupat e COVID-19, e krijuar në partneritet me firmën amerikane “Vir Biotechnology” është efektive kundër të gjitha mutacioneve të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, duke cituar të dhëna të reja nga studimet në fazat e hershme.

Të dhënat, që pritet të publikohen në një revistë mjekësore, tregojnë se trajtimi me ilaçin sotrovimab është efektiv kundër të 37 mutacioneve të identifikuara deri më tani në proteinën e koronavirusit, thuhet në një deklaratë të kompanisë GSK.

Javën e kaluar, një tjetër studim tregoi se ilaçi ishte i efektshëm kundër mutacioneve kryesore të variantit Omicron. Ilaçi sotrovimab është krijuar me aftësinë për t’u ngjitur në sipërfaqen e proteinës së koronavirusit, por studiuesit mësuan se Omicroni është një variant me një numërjashtëzakonisht të lartë mutacionesh në atë proteinë.

“Këto të dhëna paraklinike (që nuk janë të bazuara tërësisht në prova klinike) demonstrojnë potencialin që terapia monoklonal me antitrupa është efektive kundër variantit të fundit, Omicronit, dhe të gjitha varianteve të tjera të klasifikuara si shqetësuese deri më tani nga OBSH-ja”, tha shefi i kompanisë GSK për shkencën, Hal Barron.

Kompanitë GSK dhe Vir Biotechnology kanë krijuar të ashtuquajturat pseudoviruse që shfaqin mutacione të mëdha të koronavirusit në të gjitha variantet e dyshimta që janë shfaqur deri më tani, dhe kanë kryer teste laboratorike lidhur me reagimin e tyre ndaj trajtimit me ilaçin sotrovimab. /VOA

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë