Studimi zbulon se kjo dietë e thjeshtë 48-orëshe ul kolesterolin e dëmshëm me 10%

Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë të thjeshtë dhe efektive për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Sipas një studimi nga Universiteti i Bonit në Gjermani, vetëm dy ditë me një dietë të bazuar pothuajse tërësisht në tërshërë (oatmeal) mund të ulin ndjeshëm nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak.

Rezultatet, të publikuara në revistën shkencore Nature Communications, vijnë nga një studim i kontrolluar ku morën pjesë persona me sindromë metabolike, një kombinim faktorësh rreziku që përfshin mbipeshë, tension të lartë të gjakut, sheqer të rritur dhe nivele jo të shëndetshme të kolesterolit. Edhe pse asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte diabet, të gjithë konsideroheshin në rrezik të shtuar për ta zhvilluar atë.

Për dy ditë rresht, një grup ndoqi një regjim shumë të thjeshtë: tërshërë tri herë në ditë. Ajo gatuhej vetëm me ujë, ndërsa lejoheshin sasi të vogla frutash ose perimesh. Në total, pjesëmarrësit konsumonin rreth 300 gram tërshërë në ditë, duke marrë afërsisht gjysmën e kalorive të zakonshme. Një grup tjetër uli gjithashtu kaloritë, por pa përfshirë tërshërën.

Të dy grupet shënuan përmirësime shëndetësore, por grupi që konsumoi tërshërë pati rezultate dukshëm më të mira. Kolesteroli LDL, i njohur si “kolesteroli i keq” dhe i lidhur fort me sëmundjet e zemrës, u ul me rreth 10% brenda vetëm 48 orëve. Mesatarisht, pjesëmarrësit humbën rreth dy kilogramë, ndërsa tensioni i gjakut ra lehtë.

Ajo që e bën studimin edhe më domethënës është fakti se efekti nuk u zhduk pasi pjesëmarrësit iu kthyen ushqimit normal. Edhe gjashtë javë më vonë, nivelet më të ulëta të kolesterolit LDL u ruajtën në masë të madhe.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën