Studimi zbulon veti kundër kancerit të disa ilaçeve ekzistuese për probleme të tjera shëndetësore

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Një studim që testoi mijëra ilaçe në qindra linja qelizore kanceri në laborator, ka zbuluar përdorime të reja për shumë ilaçe ekzistuese.

Ilaçe të diabetit, inflamacionit, alkoolizmit, dhe madje dhe ilaçe për trajtimin e artritit në qen, mund të vrasin gjithashtu qelizat e kancerit në laborator, sipas një studimi nga shkencëtarë të Harvardit, MIT dhe Institutit të kancerit Dana – Farber.

Studiuesit analizuan në mënyrë sistematike mijëra përbërës ilaçesh të prodhuara dhe zbuluan pothuajse 50 që kishin veti anti – kancer, të panjohura më parë. Gjetjet surprizuese, që zbuluan dhe mekanizma dhe objektiva të rinj të ilaçeve, sugjerojnë një mënyrë të mundshme për të përshpejtuar zhvillimin e ilaçeve të reja për kancerin apo për të përmirësuar ato ekzistuese.

Ky punim u publikua në revistën “Nature Cancer”. Studimi shënon herën e parë që studiuesit kanë kontrolluar koleksionin e plotë të kryesisht ilaçe jo kundër kancerit për vetitë që mund të kenë kundër kancerit.

Historikisht, shkencëtarët kanë zbuluar përdorime të reja të disa ilaçeve ekzistuese, siç është zbulimi i efekteve pozitive të aspirinës në shëndetin kardiovaskular.

Burimi: Good News Network

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?