Gazetarja e njohur flet për marrëdhënien me mjekun, ushqimet e preferuara, palestra, dhe çdo gjë tjetër që mund të mbajë trupin e saj në formë
Të kesh një trup të shëndetshëm dhe të bukur, ndonjëherë është dhuratë, por shpesh është arritje në sajë të punës dhe përkujdesjes së përditshme. Të ushqehesh mirë, të frekuentosh palestrën, të përdorësh produkte biologjike dhe të jesh në paqe me veten. Suela Demiri, gazetarja e njohur e ekraneve shqiptare, e cila drejton emisionin e mëngjesit çdo ditë në “ABC”, rrëfen për “Shëndet Plus” marrëdhënien e saj me sportin, ushqimin dhe mjekun. Të kesh një imazh perfekt shpeshherë duhen edhe sakrifica (dieta të rrepta, ndërhyrje kirurgjikale), por për momentin Suela bën edhe pa to, megjithëse do të provonte vetëm nëse me të vërtetë do të kishte nevojë. . .
Sa dhe si kujdeseni ju për shëndetin tuaj?
Përpiqem të kujdesem megjithëse besoj si të gjithë shqiptarët që ne shëndetin tonë e marrim si të mirëqënë.
Sa herë bëni vizita apo analiza të përgjithëshme për trupin tuaj dhe cilat janë ato më të shpeshtat, pra periodiket?
Një herë në vit një check up komplet mjafton.
Shqiptarët mbahen për moskujdesje të shëndetit të tyre duke u paraqitur tek mjeku vetëm në raste kritike. Po ju?
Nëse kam nje shqetësim unë nuk e lë pa kontrolluar. Nuk më pëlqejnë situatat kritike.
I besoni më shumë shërbimit publik, atij privat, apo varet nga mjeku profesionist?
Çdo gjë varet vetëm nga mjeku. Nuk ka rëndësi se ku punon ai.
I kushtoni vëmendje palestrës? E frekuentoni atë?
Sa herë që kam mundëësi. Është një gjë mjaft e rëndësishme të cilëën më vjen keq kur e neglizhoj.
Keni realizuar ndonjë ndërhyrje kirurgjikale? Nëse do tu nevojitej do të realizonit?
Jo, asnjëherë. Edhe lindjen e kam bërë normale, por nëse do të duhej, patjetër që po.
Thonë se bukuria e një femre, është mirëmbajtja, por dhe shumë genetike ju për kë jeni më shumë?
Genetike është patjetër.
I besoni shprehjes “aqua e sapone”?
Kur je 20 vjeç është shumë e vërtetë.
Cilin tipar pëlqeni tek vetja apo merrni më shumë komplimenta?
Hundën, sytë, veshët, flokët, krahët, këmbët, bustin, nuk kam pse ankohem. Më bëjnë komplimenta për të gjitha (qesh).
Produktet kozmetike këtu tek ne edhe i besojmë edhe jo, a keni ju një dermatologe tuajën, apo niseni thjesht nga emrat apo linja e produkteve?
I besoj shumë fjalës së dermatologes sime por edhe origjinës së produkteve.
Mendoni se sa më të shtrenjta të jenë produktet aq dhe më të mirë e kanë rezultatin?
Për mua nuk ka rëndësi çmimi, rëndësi ka cilësia.
Ju çfarë produktesh përdorni, të cilës firmë?
Më pëlqejnë produktet biologjike, kryesisht me bazë vaj ulliri ose vaj bajame.
Për një lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme një ndikim të madh kanë dhe ushqimet. Sa rëndësi i kushtoni konsumimit të tyre?
Edhe kur nuk i’a u dija rëndësinë haja fruta pa fund. Frutat dhe uji janë ato të cilat të dhurojnë një lëkurë të shëndetshme.
Cilët janë ato produkte që ju nuk i ndani nga tryeza juaj?
Frutat dhe perimet. Nëse nuk kam fruta në shtëpi jam si një i droguar që i mungon doza, megjithëse nuk më pëlqen krahasimi.
Po ato për të cilat ju duhet të hiqni dorë?
Ëmbëlsirat.
Flokët janë një pjesë e rëndësishme e bukurisë sonë fizike, ç’kujdes tregoni
për to?
Gjithshka do bëja për flokët e mi, kjo edhe sepse për shkak të punes që bëj janë pjesa që i dëmtoj më tepër.
Cili është ai model flokësh që kurrë nuk do t’i bëni?
Të gjitha modelet i kam provuar dhe më pëlqejnë. Nuk kam frikë nga sfidat.
Ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju kenë bërë grimin, dhe stilimin e flokëve e më pas të jeni drejtuar drejt lavatestit?
Po një herë. Një nga netët e “Gjeniut të Vogël”. Të gjithë thanë se grimierja kishte punuar shumë keq me mua ndaj u lava dhe filluam nga e para.
A i besoni dietave? Cila është dieta më e vështirë që mbani mend?
Nuk i’u besoj. Trupin tim e njoh vetëm unë. Vetëm unë mund ta kontrolloj, vetëm unë e di çfarë më duhet. Nuk kam mbajtur kurrë dietë.
Sa rëndësi i kushtoni higjienës së gojës?
Shumë, shumë. Dentisti është mjeku që takoj më shpesh.
Cili është ai produkt i estetikës pa të cilin ju nuk mund të dilni dot nga shtëpia?
Kur nuk jam në punë asnjëherë nuk përdor asnjë produkt. Piskatorja më duhet gjithnjë.
Jeni për një makiazh të lehtë, sa më natyral apo…ç’lloj makiazhi preferoni?
Sa kohë harxhoni nga jeta juaj për shërbimet kozmetike apo qendra estetike?
Sa më të lehtë dhe natyral. Te salloni shkoj për të lyer flokët, për t’i prerë ose për ndonjë masazh.
Po shpenzimet në muaj, si janë tek ju në raport me veshjen, ushqimin apo qendrat estetike dhe profesionale?
Epo, nga ato që thashë më lart bëje vetë llogarinë.
Sa i rëndësishëm është look-u në jetën profesionale dhe sa ndikon ai?
Gjithshka. Unë punoj në televizion dhe kjo kuptohet vetë.
Nëse marrim një paralelizëm midis femrave shqiptare dhe atyre të huaja si janë këto në raportet e kujdesit për veten?
Njësoj patjetër, nëse flasim për metropolin. Pastaj nëse flasim për femrat në rrethe, në fillim le të qajmë për të drejtat që ju shkelen me këmbë dhe liritë që ju mungojnë, pastaj për grimin.
Jeni femër shumë e rregullt, bëni rrëmujë apo një kombinim?
Bëj shumë rrëmujë por pastaj e rregulloj vetë.
Çfarë nuk duroni dot tek një mashkull?
Gënjeshtrën dhe atletet e futbollit.
Nëse do të niseshit tani për udhëtim në bagazhin tuaj cfarë nuk do të harroni?
Një palë këpucë shumë të rehatshme.