Ditën e djeshme makina e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe eskorta që e shoqëronte janë sulmuar me gurë e vazo nga një 28 vjeçar.
Mësohet se i riu që ka sulmuar ish-ministrin është Edison Osmenllari, banues në Tiranë, pasi në gjendje depresive në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.
Sakaq, 28 vjeçari pas arrestimit është dërguar në spitalin nr. 5 në kryeqytet për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.
Materialet për Osmenllarin u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë :Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin :
Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë.
I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.
Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150 dhe 236/2 të Kodit Penal.

