Supë djegëse me kungull dhe xhenxhefil – plot vlera ushqyese

Rolina Naço, dietologe

Një produkt me shumë vlera ushqyese është kungulli i dimrit.
Ja dhe në recetë për ta përdorur!

Supë djegëse me kungull dhe xhenxhefil
Përbërësit:
• 1 lugë gjellë me gjalpë,
• 1 lugë me vaj ulliri,
• 1 filxhan qepë, të prera në kubë,
• ½ filxhan selino të prerë në kubë,
• ½ filxhan presh të copëtuar,
• 1 thelb hudhër të grirë,
• 1 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë,
• 4 gota lëng supë pulë,
• 3 gota me kungull të qëruar, pastruar nga farat dhe të prerë në kubë,
• ½ lugë çaji më kripë,
• 2 lugë çaji me sheqër kafë,
• 1/8 lugë çaji me arrë,
• 6 lugë gjellë me kos me % yndyrë të ulët.

Supa rekomandohet të përdoret si një pjatë e parë në vaktin e drekës ose dhe në vaktin e darkës si një pjatë më e lehtë mund të shoqërohet me nje bruskete ne rikota ose gjizë pa kripë për të plotësuar nevojat ditore edhe në proteinë!
Grupmoshat që rekomandohet të përdoret pak më shpesh janë:
1) mosha e tretë mbi 65 vjec
2) fëmijët
3) adultet që kryejnë një ritual të përditëshem shumë të ngarkuar (stress- lifestyle)
4) atlet
5) gjatë shtatëzanisë edhe laktacionit

Ky produkt ushqimor është i pasur në kripëra minerale si : Kalium, Magnes, Zing./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?