Rolina Naco, dietologe
Një produkt me shumë vlera ushqyese është kungulli i dimrit.
Ja një recetë për ta përdorur!
Përbërësit:
• 1 lugë gjelle me gjalpë,
• 1 lugë me vaj ulliri,
• 1 filxhan qepë, të prera në kube,
• ½ filxhan selino të prerë në kube,
• ½ filxhan presh të copëtuar,
• 1 thelb hudhër të grirë,
• 1 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë,
• 4 gota supe pule,
• 3 gota me kungull të qëruar, pastruar nga farat dhe të prerë në kube,
• ½ lugë çaji me kripë,
• 2 lugë çaji me sheqer kafe,
• 1/8 lugë çaji me arrë,
• 6 lugë gjelle me kos me % yndyre të ulët.
Supa rekomandohet të përdoret si një pjatë e parë në vaktin e drekës ose dhe në vaktin e darkës, si një pjatë më e lehtë mund të shoqërohet me rikota ose gjizë pa kripë për të plotësuar nevojat ditore edhe në proteina!
Grupmoshat që rekomandohet ta përdorin pak më shpesh janë:
1) mosha e tretë mbi 65 vjeç
2) fëmijët
3)të rriturit që kryejnë një ritual të përditshëm shumë të ngarkuar (stress- lifestyle)
4) atletët
5) Gjatë shtatzënisë edhe laktacionit
Vlerat që përmban ky produkt ushqimor janë:
Është i pasur në kripëra mineral si : kalium, magnez, zing,
Përmban një përqindje shumë të lartë në karotonoide (pro-vitamina A) dhe shumë vitaminë C dhe fibra!


