Përbërësit:
1 kokër qepë të grirë
1 tufë majdanos
1 litër ujë
1/2 litër lëng nga mishi i pulës së zier
2 patate të qëruara dhe të prera në kuba të vogla
200gr gjizë (më mirë pak e thartë)
5-6 gjethe nenexhik
vaj ulliri
piper dhe kripë
Pëgatitja
1) marrim asparanget dhe i skuqim me pak vaj ulliri dhe qepën e grirë
2) më pas shtojmë ujin dhe i lemë të ziejnë, për t’ju shtuar me pas patatet
3) i lemë afërsisht 20 minuta që të zbuten edhe patatet pasi kanë zier mirë i lemë të ftohen
4) më pas e furletojmë
5) e ringrohim pak, marrim 1 garuzhde nga gatimi dhe e bashkojmë me gjizën i trazojmë mirë dhe më pas i rihedhim përbërësit.
6) pasi ka zier mirë i shtojmë piper dhe limon kur do t’i servirim./Rolina Naco,dietologe


