Supë me karrota dhe xhenxhefil, e thjeshtë, e shijshme, kurative

Kjo supë është e shpejtë për tu përgatitur dhe ju ndihmon në rritjen e imunitetit. Eshtë perfekte për t’u konsumuar në ditët e ftohta të dimrit.

supe xhinxherPërbërësit:

  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë e mesme, e copëtuar
  • Disa copa xhenxhefil të freskët, të pastruar nga lëkura
  • 1 hudhër e ndarë në copa të vogla
  • 2 karrota të ndara në feta
  • 6 gota supë perimesh
  • Lëng i 1 limoni
  • 1 filxhan kos
  • Kripë dhe piper të zi

Si ta përgatisni

Hidhni pak vaj në një tenxhere, shton qepë dhe lerini të skuqen 6 deri në 8 minuta. Shtoni xhenxhefil dhe hudhër duke i lënë rreth 1 minutë në zjarr.

Shtoni karrotat dhe hidhni gjithashtu supën në tenxhere. Mbulojeni me kapak tenxheren dhe vazhdoni zierjen rreth 25 minuta. Hiqeni supën nga zjarri dhe lereni të ftohet pak.

Vendoseni supën në mikser dhe më pas vendoseni në një tas të madh, të mbuluar për 2 orë.

Para se ta shërbeni, përziejeni me kos. Shtoni kripedhe piper. Kjo supë shërbehet e ftohtë. Ju bëftë mirë!

Përgatiti për ‘Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme