Nga Blerina Bombaj, dietologe
Përbërësit për 4 racione
- 300gr qiqra
- 1 kokërr patate
- 1majë luge curry
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 1 tufë të vogël koliandër të freskët ose kokërr, ose majdanoz
- Vaj ulliri
- kripë, piper
Përgatitja
- Qiqrat i lini një natë në ujë dhe derdheni ujin përpara se t’i gatuani.
- Kaverdisni te gjithe perberesit ne vaj ulliri, i hidhni kripen dhe perzieni duke i shtuar nga pak uje. Nxirrni pataten, shtypeni dhe hidheni serish.
- Hidhni uje te nxehte pak me shume se sa nevojitet per t’i mbuluar dhe i lini deri sa te ziejne qiqrat. Hidhini koliander te fresket ne fund. Nese s’keni koliander te fresket mund te perdorni koriander kokerr te shtypur, ose majdanoz te fresket. Ne rast se do te perdorni koriander kokerr do duhet ta shtypni dhe ta hidhni qe ne fillim.
Vlerat ushqyese – Qiqrat
Qiqrat janë ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë në proteina, fibra dhe minerale. Janë një zgjedhje ideale për personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë dhe diabeti pasi kanë efekt ulës për yndyrat dhe sheqerin në gjak. Në sajë të mineraleve që përmbajnë, ato konsiderohen ndër ushqimet ideale për fëmijët dhe për sportistët.
Gjethet e koliandrit
Koliandri i freskët është ndër bimët me veti të rralla detoksifikuese për metalet e rënda si mërkuri dhe plumbi. Për këtë arsye, kjo recetë është ideale për fëmijët të cilët janë më të rrezikuar nga metalet e rënda si plumbi./ Shendeti.com.al


