Kryefaqja Lajm kryesor Suplementet omega – 3 mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Suplementet omega – 3 mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Studimet vazhdojnë të eksplorojnë mundësinë e përfitimeve që mund të kenë suplementet e vajit të peshkut omega – 3, sidomos për shëndetin e zemrës, dhe një studim i fundit sugjeron që këto suplemente mund të mbrojnë ndaj atakut kardiak dhe sëmundjes së arteries koronare.

Studiues nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, ekzaminuan 13 studime, duke përfshirë pothuajse 128,000 persona, për të parë për ndonjë lidhje mes suplementeve omega – 3 dhe riskut për atak kardiak, goditje cerebrale, sëmundje të arteries koronare dhe vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Rezultatet u publikuan nga revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Studiuesit zbuluan se krahasuar me pjesmarrësit në studim morën placebo, ata që morën çdo ditë suplemente omega – 3 kishin një risk më të ulët me 8% për atake kardiake dhe vdekje nga sëmundja e arteries koronare. (Gjithsesi, suplementet  omega – 3 nuk e ulën rrezikun e goditjes cerebrale.) Ndërkohë që doza e përdorur e suplementeve omega – 3 në shumicën e rasteve ishte rreth 840 miligramë, autorët theksuan se dozat më të larta dukej se ofronin përfitimet më domethënëse.

Por gjithsesi ekspertët rekomandojnë që personat ta marrin omega – 3 nga peshqit yndyrorë si salmon, harenga dhe skumbri. (Një porcion prej 85 gramësh nga këta peshq ofron 0.5 – 1.2 gramë omega – 3.) Por këto gjetje tregojnë që suplementet mund të jenë një alternativë e mirë, sidomos për personat që kanë probleme në marrjen e mjaftueshëm omega – 3 në dietën e tyre ditore ushqimore. Sigurohuni të flisni me mjekun tuaj për t’u siguruar nëse suplementët omega – 3 janë gjëja e duhur për ju.

Burimi: Harvard Health Publishing

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here