Rolina Naço, dietologe
Kur flasim për suplementet ushqimore, bëhet fjalë për lëndë ushqimore të ndara në dy kategori, për makronutrientë, si: aminoacide (proteinë), acide yndyrore etj. dhe mikronutrientë, si: vitamina, minerale, enzima etj., të cilat merren në formën e tabletave, kapsulave, lëngjeve shtesa ose edhe pluhur.
Suplementet gjenden në variante të ndryshme, doza dhe kombinime të ndryshme. Ato konsumohen sipas nevojave që ka trupi për të kompletuar nevoja të larta në suplemente të caktuar. Megjithatë, funksionimi i trupit tonë kërkon një sasi të caktuar të çdo lënde ushqyese.
Suplementet e zëvendësojnë mungesën e komponenteve të ushqimit, të cilat mund të jenë shumë të nevojshme.
Ato janë koncentrate dhe ekstrakte, të cilët përmbajnë një sasi më të madhe të përbërësve të caktuar sesa ato të cilat hasen në formë natyrore të ushqimit.
Si ndikojnë në mirëqenien e organizmit tonë?
Suplementet ushqimore për disa njerëz janë jetësore në raste të caktura. Nëpërmjet tyre marrim lëndë ushqyese në një sasi më të lartë sesa nga burimet e tyre natyrale. Ato mund të përdoren:
- Në rast se kemi mungesë të theksuar në një nutrient, për shembull: magnez, zink, hekur etj
- Nëse nuk përthithim mirë një nutrient nga aparati tretës dhe e marrim atë intravenoz, për shembull hekuri.
- Nëse trupi nuk prodhon një lëndë ushqyese.
- Në rast parandalues, si acid folik para dhe gjatë shtatzënisë.
- Në rast se duam sasi më të lartë se ajo që mund të sigurojmë nga ushqimi me qëllim që të shtojmë vitalitetin dhe benefitet që kanë në trupin tonë.
Mënyra e të ushqyerit në ditët e sotme dhe rëndësia e kombinimit me suplemente
Në ditët e sotme, duke marrë parasysh edhe stilin e jetesës, njerëzit janë të prirur më shumë pas ushqimeve të shpejta ku edhe vaktet nuk respektohen më. Sot ka njerëz që nuk konsumojnë mëngjesin, i cili është tepër i rëndësishëm për organizmin dhe konsumojnë drekën dhe darkën në sasi të tepruar.
Duke marrë parasysh ushqimin e shpejtë, fast food apo ajo që mund të na serviret nëpër dyqane, duhet të kuptojmë që organizmi nuk merr vitaminat, proteinat apo kripërat e nevojshme.
Pikërisht për të rregulluar këtë çekuilibër, ndihmon përdorimi i suplementeve ushqimore dhe vitaminave.
Sot bota është e prirur të përdorë në masë suplementet ushqimore, si edhe vitaminat për mireqënien e tyre të organizmit. Pavarësisht se në Shqipëri kjo kulturë nuk ka shtrirje të gjerë, njerëzit që bëjnë një stil modern jetese dhe ata që kanë jetuar jashtë, e dinë rëndësinë e suplementeve, e kanë future në kulturën e tyre të të jetuarit dhe në dietën e përditshme përdorimin e suplementeve dhe vitaminave.
Shtesat e ushqimeve ose suplementet janë prodhime, të cilat përbëhen nga një ose më shumë materie ushqyese esenciale siç janë: vitaminet, mineralet, bimë medicinale, aminoacidet koncentrate, metabolite dhe ekstrakte nga këto gjëra. Në treg janë të pranishme në forma të shumta siç janë: tabletat, kapsulat, pluhuri, xhelat, tabletë eferveshente dhe lëngje të tjera.
| Grupe të veçanta të popullsisë | Lëndë ushqyese |
| Individë mbi moshën 50 vjeç | Vitamina B12, Acid Folik Vitamina D3 apo multi vitamina |
| Femra në moshën riprodhuese | Acid Folik Vitamina D3 ndoshta dhe Hekur |
| Fëmijë nën moshën 5 vjeç | Vitamina A, Vitamina C, Vitamina D3, fëmijë që kanë oreks të mirë mund të mos jetë e nevojshme |
| Gra gjatë ushqyerjes me gji | Vitamina D3 |
| Individë që mbulojnë lëkuren e tyre, kanë lëkurë me ngjyrë të errët ose nuk ekspozohen fare në dritë | Vitamina D3 |
| Vegjetarianë | Vitamina B12, Vitamina D3 |
| Fëmijë mbi 3 vjeç | Multivitamina dhe Vitamia C |
| Individë që vuajnë nga dhimbjet e kockave, reumatizma apo osteoporoza | Artroza (Glucosamine me Chondroitin) |
Vitaminat “Power Health” – Prodhim natyror për një shëndet më të mirë!





