Syri i parë bionik do t’u japë mundësi miliona njerëzve të verbër të shohin sërish

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkencëtarët janë shumë afër rikthimit të shikimit tek të verbrit duke dërguar imazhe lëvizëse direkt në tru. Për herë të parë, kirurgët kanë implantuar një çip vizual stimualtor në trurin e një 30-vjeçareje.kirurg

Pacientja, e cila ka humbur shikimin para 7 vitesh, filloi të shohë pamje vizuale me ngjyrë sapo i dërguan në tru sinjale nga kompjuteri.

Mjekët po planifikojnë të dërgojnë tani pamje në tru nga një kamera e vogël për video, e cila mund të krijojë syrin e parë bionik në botë dhe mund të rikthejë shikimin tek miliona njerëz.

Teknologjia i tejkalon sytë, që do të thotë se ajo ka potencialin të rikthejë shikimin edhe tek ato njerëz që e kanë humbur njërin sy ose kanë mbetur të verbër nga kanceri.

Gjatë gjashtë javëve testim, pacientja ka parë vazhdimisht të njëjtat sinjale që shkencëtarët i kanë dërguar tek korteksi vizual, pjesa e trurit që merr zakonisht pamje nga nervi optik.

Mjekët tek Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, po presin lejen nga rregullatorët amerikanë për të lidhur sistemin me kamerën, e vendosur tek një palë syze, dhe shpresojnë që ajo të mund të dërgojë imazhe lëvizëse direkt në tru.

“Momenti kur ajo pa ngjyra për herë të parë ishte shumë emocionues. Na preku të gjithëve. Bazuar tek këto rezultate, ky sistem ka potencialin të rikthejë shikimin tek të verbrit”, shprehet dr.  Nader Pouratian me shumë bindje.

Pacientja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, filloi të humbasë shikimin para 8 vitesh nga një sëmundje e rrallë, e quajtur sindroma Vogt-Koyanagi-Harada, e cila prek pigmentin e syve. Një vit më vonë ajo e humbi krejtësisht shikimin.

Dr. Pouratian futi stimulatorin, i krijuar me elektroda të vogla, në pjesën e pasme të trurit. Pas një operacioni që zgjati  4 orë, kirurgët bënë një vrimë të vogël në pjesën e pasme të kafkës dhe e vendosën stimuatorin në sipërfaqe të trurit.

Më pas implantuan një antenë të vogël marrëse në kafkë, që merr sinjale nga kompjuteri. Kur të marrë aprovimin nga Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, ekipi i shkencëtarëve do të fillojë të provojë dërgimin e sinjaleve nga një sistem i quajtur Orion I, i cili i kap imazhet para syve duke përdorur një kamerë të vendosur tek syzet.

syri-bionik

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?