Syri i thatë: Kur lotët nuk e bëjnë punën e tyre

Lotët shërbejnë për funksionimin sa më të mirë të syrit, ato i mbajnë sytë me lagështi, të pastër dhe u sigurojnë atyre ushqyesit thelbësorë. Kur sytë nuk prodhojnë lëng në mënyrë të mjaftueshme, atëherë do të keni sy të thatë.

sy jeshilKornea është një pjesë e syrit që ndihmon syrin nga mekanizmat e rëndësishme që ndikojnë në shikim nga ndotësit e jashtëm, si: pluhuri, mbeturinat etj. Kornea e merr ushqimin nga lotët, të cilët shërbejnë për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve të syrit.

Syri bëhet i thatë kur nuk prodhon lëng në mënyrë të mjaftueshme (lot).

Simptomat e syrit të thatë janë:

  • Ndjesi djegie apo thumbimi në sy
  • Ndjesia sikur keni rërë në sy
  • Dhimbje dhe acarime të shpeshta të syrit
  • Vision i paqartë
  • Lodhje të shpeshta të syrit dhe paaftësia për të lexuar mirë etj

Shkaqet e syrit të thatë

Mosha është faktori më i zakonshëm për sy të thatë. Në fakt, syri i thatë është konsideruar si një pjesë normale e plakjes. Faktorë të tjerë që ndikojnë në sy të thatë janë menopauza, përdorimi i medikamenteve të ndryshme, infeksionet ose alergjitë që mund të prekin syrin, diabeti, problemet tiroide, mungesa e vitaminave dhe mineraleve etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit