Syzet optike shiten në rrugë, reagojnë mjekët: Mos i blini!

Denisa Canameti

Syzet optike shiten edhe në rrugë. Mjekët okulistë e quajnë alarmante këtë fakt. Ata thonë se është shqetësuese rritja e numrit të shitësve që tregtojnë syze optike në rrugë, pasi kjo tregon që njerëzit janë të prirur t’i blejnë ato për shkak të çmimit të ulët.

syze

Syzet që shiten në rrugë

E pyetur nga “Shëndet+”, mjekja okuliste Vjona Kurti thotë se nuk janë të pakta rastet kur burra apo gra provojnë syzet e të tjerëve dhe e vendosin vetë se ç’numër kanë. “Njerëzit që blejnë syzet optike në rrugë, harrojnë që më parë duhet të bëjnë vizitë te mjeku okulist më parë. Është mjeku ai që sqaron problemin e saktë që ata kanë me sytë. Syzet e blera në rrugë, të cilat janë me një numër standard, jo vetëm që nuk kanë cilësi, por nuk janë të përshtatshme, pasi në vend që ta qetësojnë, e sforcojnë syrin. Për më tepër, çdo individ ka numër të caktuar të syve dhe jo rrallë njëri sy nuk ka të njëjtin numër me syrin tjetër”, shprehet mjekja.

Ajo çfarë e bën akoma më të rëndë situatën është fakti se këto mallra shiten në oborret e poliklinikave dhe spitaleve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni