Ta bëjmë Shqipërinë si Holanda, t’i duam më shumë biçikletat!

Elena Beta, gazeta “Shëndet+”

lali eri Ambasada Holandeze, në kuadër të presidencës holandeze në BE, organizoi sot Festivalin Europian të Ciklizmit në Tiranë “Let’s Bike Tirana”,  festë  e cila mblodhi bashkë, përfaqësues të Ambasadës Holandeze e të trupave diplomatikë, ambasadorë të BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë e gjimnazistë të apasionuar pas biçikletave. Z. Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në fjalimin e tij përshëndetës falenderoi të gjithë stafin e ambasadës për këtë nismë që morrën. “Unë e kam thënë gjithmonë, ka investime në infrastrukturë dhe investime në kulturë, të dyja kanë të njëjtën rëndësi, ky i sotmi është edhe një investim në infrastrukturë nga ana e bashkisë me rrugën e re ku shihet një korsi për biçikletat, por edhe një investim në kulturë me këtë organizim fantastik të Ambasadës Holandeze”,  vijoi Veliaj duke nxitur të gjithë të rinjtë të përdorin më shumë biçikletat si mjet transporti në përditshmëri.

ambOljana Prifti Zv. Ministre e Ministrisë së Mjedisit ftoi të gjithë qytetarët të kontribuojnë për një mjedis të shëndetshëm duke i dhënë përparësi transportit me biçikleta në vend të atij me makina. “Pedaloni më shumë, ofrojini më shumë jetë fëmijëve tuaj”, përfundoi ajo.

E pranishme në aktivitet ishte dhe, Ambasadorja Holandeze në Tiranë, Zj. Dewi van de Weerd e cila pedaloi sëbashku me Kryetarin e Bashkisë dhe pjesën tjetër të të pranishmëve duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë. “Ta bëjmë Shqipërinë si Hollanda, ti duam më shumë biçikletat”.

Aktiviteti vijoi me pedalimin e përbashkët drejt ambientetve të Ambasadës me fituesit e konkursit “Shkrepe për mjedisin”, pjesë e së cilëve ishte edhe shoqata “Together for Life”. Në vijim Zj. Dewi van de Weerd , shpalli çmimet për 3 fotot më të vlerësuara nga juria duke shprehur vështirësinë që juria pati në përzgjedhjen e 3-shes fituese si dhe bëri me dije pjesëmarrësit se 10 fotot e përzgjedhura, do të ekspozohen në Festivalin Evropian të Ciklizmit .

shoqFotot e të gjithë konkurentëve u ekspozuan dhe u komentuan nga përfaqësues të Ambasadës, si dhe nga vetë autorët të cilët rrëfyen pak më shumë rreth prapaskenës së fotove dhe rëndësisë që biçikletat kanë në jetën e tyre të përditshme. Festa kushtuar këtij mjeti kaq të dashur për miqtë holandezë, vijoi në ambjentetet e Ambasadës Holandeze mes fituesve, pedaluesve, e dashamirësve të fotove dhe artit.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit