Tai çia, e mirë për rigjenerimin e trupit dhe trurit

Kërkuesit tajvanezë kanë identifikuar një nga arsyet e mundshme se pse praktikuesit e artit marcial tai çi gëzojnë të mira shëndetësore: ky lloj arti luftarak duket se rigjeneron qelizat staminale.

tai ci tai chiNë një studim të publikuar në revistën mjekësore ndërkombëtare “Cell Transplantation”, një grup kërkuesish rezultoi se tai çia mund të rrisë numrin e qelizave staminale tek praktikuesit e saj.

Lin Hsin-jung, një kirurg neurolog dhe kreu i Spitalit Universitar në jug të Tajvanit, u shpreh se publiku i gjerë e ka konsideruar tai çinë për një kohë të gjatë, si të mirë për shëndetin dhe praktikuesit thonë se i ndihmon të kenë një jetë më të shëndetshme e më të gjatë.

Lin dhe një grup kërkuesish e testuan këtë teori pas tre vjet kërkimesh. Në studim, 60 subjekte u ndanë në tre grupe, dy prej të cilave praktikuan tai çi dhe ecje të shpejtë, ndërsa i treti s’bëri asnjë ushtrim.

Kërkuesit arritën në përfundimin se praktikuesit e tai çisë patën një rritje të qelizave të veta staminale nga 3-5 herë. Ushtrimet e rregullta të tai çisë i ndihmonin njerëzit në funksionin e zemrës, rigjenerimin e qelizave të trurit, me sjellje të balancuar dhe ndihmonte në traumat mendore dhe lodhjen nervore.

Qelizat staminale janë të afta për të ndihmuar rigjenerimin e trupit./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet