Takimi i ZEVA-s shkrin akujt mes Ministrisë dhe UMSH

Denisa Canameti

Ditën e premte u zhvillua në Tiranë Simpoziumi i 22-të i Dhomave dhe Urdhërave të Mjekëve të Evropës Qendrore dhe Lindore (ZEVA). Urdhri i Mjekut të Shqipërisë (UMSH), mirëpriti për herë të dytë simpoziumin, që nga viti 2005 i organizimit të takimeve të tilla të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat shërbejnë si ura të rëndësishme komunikimi, bashkëpunimi dhe informimi të anëtarëve dhe institucioneve politikëbërëse të shëndetit.

Ministri BeqajPjesë e takimit ishin Fatmir Brahimaj, si president i Urdhrit të Mjekëve, Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, si dhe Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë.

Në fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se se detyrë prioritare për 300 ditët e para të punës së tij ka qenë reformimi i Urdhrave të profesionistëve të shëndetësisë, duke u qeverisur me standarde të njëjta, si dhe duke u kërkuar të kenë rol më të madh në rritjen e vazhdueshme të cilësisë së kontrollit të profesionsitëve të shëndetësisë”.

E përsa u përket sfidave, në fjalën e tij ministri theksoi se “edukimi në vazhdim i profesionistëve të shëndetësisë përbën ende një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet Ministria e Shëndetësisë në zbatim të angazhimeve programore për reformimin e sistemit shqiptar të kujdesit shëndetësor”.

Përveç të tjerash, ministri Ilir Beqaj foli për një frymë bashkëpunuese midis institucionit të cilit ai drejton dhe Urdhrave, gjë që është e përcaktuar edhe me ligj.

Në këtë simpozium, duket se janë shkrirë edhe akujt midis Presidentit të Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj dhe Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. E thënë kjo, sepse në intervistën e para disa javëve për “Shëndet+” Brahimaj u shpreh se Ministri ka refuzuar që t’i përgjigjet kërkesës së tij për takim. Kjo nënkupton se jashtë “syve  të botës” midis këtyre dy institucioneve nuk flitet për frymë bashkëpunimi.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë