Tani mund të humbisni kile pa përdorur asnjë dietë, truri është çelësi

Ekspertët thonë se truri  luan një rol të madh në mënyrën se si hamë. Kjo për shkak se truri dikton se çfarë dhe se sa ju duhet të hani.

“Shumë nga hormonet që ndikojnë oreksin dhe peshën janë të prodhuara ose të rregulluara nga truri juaj”, thotë Svetllana Kogan, mjeke në Nju Jork .

Ja disa mënyra për të reduktuar kilet e tepërta pa shpenzuar as para, as kohë:

Kini kujdes me volumin e muzikës: Sipas një studimi të vitit 2008 nga Universiteti Ulster në Irlandë, muzika me zë të lartë dërgon sinjale në trurin tuaj duke ju bërë të pini pothuajse 30% më shumë lëngje sesa muzika më e ulët.

Mos mendoni gjithë ditën për peshën: “Nëse jeni të uritur ose të fiksuar në ushqim, ndërsa bëni pazar, hani një copë frutash, një grusht bajame ose një meze të lehtë të ulët kalori”, thotë Kalelin Vohs, profesor i psikologjisë së konsumatorit në Shkollën Karlson, Universiteti i Minesotës. Vetë-kontrolli është tepër i rëndësishëm.

Të menduarit se jeni të shëndoshë, ju bën më të shëndoshë: “Nëse mendon shëndetshëm, trupi do ta ndjekë”, thotë studiuesi Elen Langer, profesor i psikologjisë në Harvard.

Bindeni veten se jeni aktiv: Mbani shënim edhe ecjet e shkurtra nga tavolina në banjë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin