Tarifat e reja në shtet për vizitat dhe analizat, ja cilat janë

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Me vendim të ministrit të Shëndetësisë, prej datës 1 shkurt 2016, edhe personat e pasiguruar do të vizitohen falas te mjeku i familjes.

Këta persona gjithashtu do të kenë tarifa të ulura për rastet kur do të kryejnë analizat ose do të dërgohen nga mjeku i familjes te specialisti. Vizitat për te mjeku specialist ulen nga 1500-2000 lekë në 100 lekë, ndërkohë që vizitat te mjeku specialist i spitalit universitar ulet nga 3000 lekë në 500 lekë.

Ndërkohë, për personat që nuk veprojnë sipas sistemit të referimit, tarifat mbeten të njëjta.

Ajo që duhet theksuar është se, sipas vendimit të ri, tarifat e reja të ulura do të zbatohen vetëm te personat të cilët zbatojnë sistemin e referimit, pra që shkojnë së pari te mjeku i familjes, marrin prej tij rekomandimin te specialisti dhe më tej veprojnë sipas asaj që u thotë specialisti.

Personat që nuk zbatojnë sistemin e referimit, qofshin të siguruar apo jo, do të paguajnë tarifa të plota. Bashkangjitur shkrimit gjeni edhe tarifat e reja të siguruara nga gazeta “Shëndet+”.

Poliklinikat urdhri faturat pagesat (3)Poliklinika (2)Poliklinika (3)Poliklinika (1)

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak